LAJMI I FUNDIT:

Filipçe thotë se pacienti pas transplantimit të zemrës ndjehet mirë

Filipçe thotë se pacienti pas transplantimit të zemrës ndjehet mirë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas transplantimit të zemrës së donatorit të ndjerë, tha se Ile Strezovski ndjehet mirë.

“U vendos që transplantimi të bëhet te pacienti i ri Ile Strezovski. Tek ai zemra rrihte dobët, dhe i vetmi shpëtim ishte transplantimi. Ekipet që punoi në transplantimin e zemrës udhëhiqeshinga mjeku Sashko Jovev dhe Zhan Mitrev”, tha Filipçe.

Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes
Lexo po ashtu Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Filipçe tha se Ile Strezovski ndjehet mirë dhe se të gjitha parametrat janë të mira.


“Shpresoj se do të rikuperohet me sukses. Uroj të gjithë anëtarët e ekipit që punuan. Veshkat e pacientes së vdekur tashmë i kanë një 27 vjeçar dhe një 40 vjeçar, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të bëhet edhe transplanimi i eshtrave te pacientët që kanë nevojë”, tha Filipçe./Telegrafi/