LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: OBRM-PDUKM po poshtëron punëtorët dhe ka ulur standardin e jetesës së qytetarëve

Filipçe: OBRM-PDUKM po poshtëron punëtorët dhe ka ulur standardin e jetesës së qytetarëve

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM poshtëruan punën e punëtorëve dhe ulën standardin e jetesës së qytetarëve. Është e pamundur që buxheti i ri më i madh për këtë vit prej 6 miliardë euro të mos ketë para për rritje të pagave për punëtorët”, tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, i cili së bashku me nënkryetarin e LSDM-së Mende Ilievski, mbrëmë mori pjesë në konferencën për zgjedhjen e presidentit dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Mbikëqyrës të Organizatës Komunale të LSDM-së.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Filipçe theksoi se OBRM-ja në vend që të vazhdojë sistemin për rritje të vazhdueshme të pagave, të cilin e ka futur qeveria e LSDM-së, në mënyrë të papërgjegjshme e ka ndërprerë atë.

“Qeveria e ka braktisur plotësisht sistemin e rritjes së pagave, të vendosur nga LSDM-ja dhe rezultati është përkeqësimi i standardit jetësor të punëtorëve. Qytetarët tashmë e shohin qartë këtë. LSDM ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në anën e punëtorëve. Në shtatë vitet e fundit, si qeveri, jemi përballur me krizat më të mëdha në botë, një pandemi të paprecedentë shëndetësore dhe një krizë ekonomike dhe energjitike. Por edhe në kriza të tilla të rënda, qeveria e LSDM-së nuk i harroi punëtorët dhe pagat u rritën edhe në kriza. Në vazhdimësi kemi punuar për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht të punëtorëve. Qeveria e LSDM-së për herë të parë e rriti pagën minimale në vend për 100 për qind në krahasim me vitin 2016, gjegjësisht në 22.567 denarë aktual, ndërsa neto paga mesatare mujore prej 22.460 denarë u rrit në 42.000 denarë, tha Filipçe.


Ai shtoi se është e turpshme të kesh buxhetin më të madh, 6 miliardë euro dhe të mos kesh para për rritje pagash.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori