LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Në vazhdimësi janë rritur pagat në shëndetësi

Filipçe: Në vazhdimësi janë rritur pagat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se për dy vite është bërë rritje e rekorde e pagave në shëndetësi.

Ai thotë se janë rritur koeficientet e pagesës së kujdestarisë dhe punën e natës për personeli mjekësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga shtatori 2018 në vazhdimësi është rritur paga për punëtorët shëndetësor. Gjithsej, me rritjen e parashikuar në shkurt 2020, paga bazë e mjekëve specialist është rritur për 40 përqind, e motrave medicinale në mes 20 dhe 23 përqind, e mjekëve të përgjithshëm për 25 përqind, ndërsa e punëtorëve shëndetësor për 15 përqind”, tha Filipçe.


Ai gjithashtu tha se është arritur marrëveshje edhe me specialistët e bashkëfinancuar dhe po punohet në ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore./Telegrafi/