Filipçe: Mickoski konfirmoi sot tradhtinë e interesave kombëtare maqedonase

"Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot tradhtinë e interesave kombëtare maqedonase", theksoi krytari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme me gazetarët. Filipçe theksoi se politikat e qeverisë tregojnë qartë se qeveria e OBRM-PDUKM-së nuk dëshiron që Maqedonia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.
"Mickoski sot konfirmoi tradhtinë e interesave kombëtare maqedonase. Sot ai konfirmoi se nuk dëshiron që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian dhe se do ta mbajë atë në izolim larg Evropës", tha Filipçe.
Ai shtoi se politika të tilla nënkuptojnë se reformat e nevojshme nuk do të zbatohen dhe se nuk do të ketë kontroll mbi plaçkitjen që po kryen qeveria.
“Kjo do të thotë se nuk ka reforma, do të thotë se nuk ka kontroll nga Evropa dhe sipas tij, kjo do të zgjasë, nëse është e nevojshme, edhe me dekada. Ky është konfirmim i gjithçkaje që kemi thënë në periudhën e kaluar. Ai dëshiron t’i mbajë peng brezat e ardhshëm, fëmijët, të gjithë qytetarët. Pse? Që të mund të plaçkitin paratë e popullit pa kontroll, përmes tenderëve”, tha Filipçe.



















































