Filipçe: Mbulimi i gojës dhe hundës është mbrojtje kyçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se me këtë zbutje të masave për lëvizje në kombinim të mbajtje së maskës mbrojtëse, në fakt do të thotë forcim i masave parandaluese.
"Mbulimi i gojës dhe hundës në rast kur nuk mund të mbahet distancë, duhet të jetë parandalim kyç nga përhapja e coronavirusit", tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë duhet të respektohen masat që të mirëmbahet rritja lineare e pacientëve.
"Me këtë sistemi shëndetësor e amortizon numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që i sjellim janë me rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe të argumentuara", tha Filipçe duke shtuar se na mbetet neve që të përshtatemi dhe t'i respektojmë këto masa./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































