LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Mbaj maskë dhe e mbroj shëndetin publik

Filipçe: Mbaj maskë dhe e mbroj shëndetin publik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ iu bashkëngjit fushatës #MbajMaskë duke thënë se ai mban maskën për shkak se kujdeset për më të afërmit dhe për shkak se i respekton punonjësit shëndetësor.

Filipçe thotë se me mbajtjen e maskës po ashtu mbrohet edhe shëndeti publik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mbajtja e maskave mbrojtëse është mënyra më e sigurt dhe më e thjesht për luftimin e pandemisë”, thotë Filipçe.


Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtjen nga coronavirusi./Telegrafi/