Filloreta Raçi – Fifi po shijon periudhën më të bukur të jetës – atë të shtatzënisë.
Artistja nga Ferizaj zbuloi disa muaj më parë se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po bëhen prindër.
Çifti së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës, megjithëse u aludua disa herë.
Me disa poza të veçanta që ka realizuar përkrah partnerit, këngëtarja e njohur tregon se po pret një djalë.
“Mami Fifi po e bën babi Adis Patushin me djalë prapë”, ka shkruar ajo.
Të shumta kanë qenë urimet që dyshja pranuan në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.
Fifi ndërkohë po pret fëmijën e parë, gjersa Adisi është baba edhe i një djali tjetër nga marrëdhënia e mëparshme me modelen dhe ish-Missin, Adrola Dushi. /Telegrafi/