Djelmoshat e trajnerit Vicente del Bosque, të cilët shpresojnë ta fitojnë Kupën Botërore këtë verë për të dytën herë radhazi, mbeten në krye të renditjes në publikimin e parë të vitit 2014.

Në përgjithësi ka pasur pak ndryshime, me po thuajse aspak lëvizje brenda 25 vendeve të para, duke marrë parasysh se shumë pak ndeshje ndërkombëtare janë luajtur që nga edicioni i fundit i renditjes, i publikuar më 19 dhjetor.


Arabia Saudite ka bërë ngritjen më të madhe, duke u ngjitur për 14 vende në atë të 73-tën, derisa Egjipti tash është i 31-ti, duke u ngjitur 10 vende.

Shqipëria është ngjitur një vend dhe tash pozicionohet e 56-ta, dhe kjo kryesisht falë rënies së Burkina Fasos në pozitën e 58-të nga ajo e 53-ta. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app