FIFA ka njoftuar se do të lejojë lojtarët e huaj që luajnë në Rusi dhe Ukrainë të pezullojnë kontratat e tyre deri në fund të qershorit.
Po ashtu ua ka mundësuar atyre të nënshkruajnë për çdo ekip tjetër diku tjetër në rast se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë.
Ky njoftim vjen pasi FIFA dhe UEFA vendosën të përjashtojnë të gjitha klubet ruse nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit për klube apo kombëtare.
Cilat janë lojërat më të vlefshëm në Rusi?
Klubi që ka më së shumti lojtarë të njohur në Rusi është Zeniti, që kryeson edhe garën për titull.
Emra si Malcom, Willmar Barioss dhe Wendel luajnë aty, por edhe Bernard Berisha I cili është pjesë e Akhamt Groznyt.
Më poshtë i gjeni 10 lojtarët e huaj më të shtrenjtë që luajnë në Rusi.
Top 10
Malcom (Zenit): 22 milionë euro
Wilmar Barrios (Zenit): 20 milionë euro
Wendel (Zenit): 19 milionë euro
Jhon Cordoba (Krasnodar): 17 milionë euro
Douglas Santos (Zenit): 16 milionë euro
Claudinho (Zenit): 16 milionë euro
Khvicha Kvaratskhelia (Rubin Kazan): 16 milionë euro
Yusuf Yazici (CSKA Moska): 15 milionë euro
Sebastian Szymaski (Dinamo Moska): 13 milionë euro
Quincy Promes (Spartak Moska): 12 milionë euro
Sa i përket Ukrainës vetëm Shkahtari ka të huajë dhe të shtrenjtë
Klubi më i suksesshëm në Ukrainë në dekadën e fundit është Shkahtar Donetks.
Ky klub ndër vite ka pasur koloni të huaj të futbollistëve, pasi që shumica prej tyre vijnë sit ë ri nga Brazili.
Më poshtë i gjeni dhjetë lojtarët më të shtrenjtë të futbollit ukrainas që është pezulluar për një muaj.
Top 10
Tete (Shakhtar): 20 milionë euro
David Neres (Shakhtar): 20 milionë euro
Dodo (Shakhtar): 20 milionë euro
Manor Solomon (Shakhtar): 18 milionë euro
Pedrinho (Shakhtar): 17 milionë euro
Marlon (Shakhtar): 10 milionë euro
Lassina Traore (Shakhtar): 9 milionë euro
Marcos Antonio (Shakhtar): 8 milionë euro
Maycon (Shakhtar): 7 milionë euro
Alan Patrick (Shakhtar): 7 milionë euro
/Telegrafi/