Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje u analizua rrjedha e garave në edicionin vjeshtor. Me këtë rast presidenti Agim Ademi dhe KE stinorin e posapërfunduar vjeshtor e konsideruan shumë të rregullt dhe me ngritje të cilësisë.
Po ashtu, u konstatua se edhe në aspektin financiar ka ngritje të investimeve në disa klube, gjë e cila i jep kampionatit një dimension më të fortë garues. Edhe garat në Ligën e Parë u vlerësuan interesante dhe me rrjedhë të rregullt, ashtu sikurse edhe garat në Ligën e Dytë dhe në Ligën e Femrave. Ndërkaq, garat në futsall u cilësuan me rrjedhë interesante dhe të rregullt, por u vlerësua se duhet një riorganizim me qëllim të ngritjes së cilësisë së garave.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe ndarja e drejtësisë në garat e këtij stinori, që ishte një segment i ndjeshëm edhe në këtë edicion dhe KE do të mundohet të gjejë forma avancuese, duke vlerësuar instalimin e sistemit VAR në formë të aplikimit eksperimental.
Gjithashtu KE shqyrtoi gjendjen e krijuar kohët e fundit rreth FFK-së dhe konstatoi se interesat grupore, klanore apo individuale janë duke punuar në dëm të futbollit dhe atë pikërisht në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të përgatitjeve para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut, e cila do të zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm, e më pas eventualisht edhe në finale pas 5 ditësh, ku Kombëtarja jonë ka mundësinë historike për kualifikim në Euro 2020.
Me këtë rast, KE unanimisht u pajtua me shkarkimin zv.sekretarit të deritashëm, z.Arianit Ahmeti, bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale.
Gjithashtu KE mori vendim që të zbatohet masa e suspendimit deri në vendimin përfundimtar për Bajram Zeqirin, i cili keqpërdori detyrën e tij, duke paraqitur shkresë të paautorizuar në MKRS, pasi ai as nuk është delegat i Kuvendit të FFK-së dhe as nuk është i autorizuar për veprime të tilla.
KE i FFK-së vlerëson se është koha e fundit që të ndalen këto veprime të paskrupullta nga njerëz të pandërgjegjshëm dhe rekomandon që tashmë është koha të vihet si primar interesi i përbashkët i Kombëtares sonë para një momenti historik që kemi para vetes. KE inkurajon delegatët e Kuvendit se këto janë vetëm veprime të grupit të interesave dhe FFK dhe presidenti Ademi e kanë mbështetjen e plotë të asociacioneve të larta të futbollit si UEFA e FIFA.
KE i FFK-së falënderon opinionin e gjerë për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë ndaj FFK-së dhe presidentit Ademi në mbarëvajtjen e suksesshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke sqaruar edhe njëherë se presidenti Ademi e ka mandatin e rregullt deri në vitin 2022, i zgjedhur me përkrahje unanime të delegatëve të Kuvendit të FFK-së më 6 korrik të vitit 2018.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe disa pika tjera, ndër të cilat KE vendosi të ndihmojë financiarisht familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin e ndodhur në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit