LAJMI I FUNDIT:

FFK reagon ndaj provokimeve në ndeshjen Farul Constanta – Mitrovica

FFK reagon ndaj provokimeve në ndeshjen Farul Constanta – Mitrovica

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur indinjatën dhe reagon ashpër ndaj sjelljeve të papranueshme të tifozëve rumun gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Farul Constanta dhe Mitrovicës, e cila u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Central Stadium Hagi Academy” në Constanta.

Shfaqja e flamujve të Serbisë dhe thirrjet kundër shtetit të Kosovës janë veprime të papranueshme dhe të dënueshme, e që bien ndesh me frymën e futbollit dhe ‘fair play’-it, ka shtuar shtëpia e futbollit kosovar.

FFK do të dërgojë një notë proteste zyrtare në Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe në UEFA, duke kërkuar ndëshkime dhe veprime konkrete ndaj provokimeve të tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.


Skandal në Constanta: Flamuj serbë në stadium, u ndërpre ndeshja e kampiones së Kosovës
Lexo po ashtu Skandal në Constanta: Flamuj serbë në stadium, u ndërpre ndeshja e kampiones së Kosovës

“Jemi të bindur se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë janë kyç për të ruajtur vlerat e vërteta të futbollit”, thuhet mes tjerash në reagimin e Federatës.

“Futbolli duhet të shërbejë si urë bashkimi dhe jo si platformë për nxitjen e urrejtjes dhe tensioneve ndërmjet popujve”.

“Pavarësisht provokimeve të tilla në prag të ndeshjes tejet të rëndësishme ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, FFK apelon tek opinioni futbolldashës që të jenë të përqendruar vetëm në futboll, duke lënë mënjanë sjelljet e tilla të tifozëve rumun dhe nga shtete tjera mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës”.

“Futbollistët tanë dhe tifozët do të vazhdojnë të jenë shembull i sjelljes sportive, duke u fokusuar vetëm në fushën e lojës dhe duke treguar motivimin dhe përkushtimin maksimal për të arritur sukseset e reja”, bëhet e ditur më tej në komunikatën e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori