“Në lidhje me pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Kosovës U-16 në Turneun “Coppa della Pace” në Itali japim këtë sqarim për opinion: Me kohë kemi marrë ftesën dhe kemi bërë përgatitjet për pjesëmarrje e ku ishin të paraparë pjesëmarrja e San Marinos, Kosovës, Italisë dhe Bullgarisë. Mirëpo, në momentet e fundit është anuluar pjesëmarrja e San Marinos, ndaj organizatori në vend të San Marinos mblodhi përfaqësuesen regjionale të Italisë, pasi që ekipi përfaqësues i Italisë U-16 kishte paracaktuar ndeshjen me Bullgarinë”, thuhet në sqarimin e FFK-së, transmeton Koha.net.

Lexo edhe: FFK mashtroi, Kosova U16 nuk luajti me Italinë U16


Artan Govori, përgjegjës për përfaqësuese U16, edhe pas zbulimit të KTV-së, insistonte se Kosova ka luajtur me Italinë, megjithëse thoshte se bëhej fjalë “për përfaqësuesen B të Italisë”.
 

telegrafi sport app