FFK-ja e ka një lajm për trajnerët

Federata e Futbollit të Kosovës shpall konkurs për pranimin e kandidatëve në seminarin për trajner të futbollit për Licencë “B” të UEFA-s, që organizohet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë.
Seminari i nivelit të programit të UEFA-s për trajner të futbollit për Licencë “B” fillon më datë 15. 09.2015 dhe përfundon me datë 02. 10.2015. Kriteret e nevojshme për aplikim për vijimin e seminarit/kursit për trajner të futbollit në nivelin e programit UEFA “B” janë:
1. Kërkesë më shkrim
2. Plotësim i aplikacionit për regjistrim
3. Dy fotografi
4. Certifikatë e lindjes
5. Vërtetim nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore ( jo më të vjetër se gjashtë muaj).
6. Dëshmi që nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale.
7. Dëshmi mbi arsimimin (të paktën diploma e shkollës së mesme).
8. Dëshmi për së paku 5 vite përvojë pune si futbollist në cilën do grup-moshë dhe kategori garash /apo të paktën dëshmi që ka udhëhequr një skuadër për një vit në cilën do grup-moshë dhe kategori garash futbollistike në Republikën e Kosovës.
9. Mosha minimale e kandidatit 25 vjeç.Për vijimin e seminarit për Licence ‘’B’’ të UEFA-s do të pranohen gjithsej 25 kandidatë të cilët kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.
Afati i fundit për aplikim është me datë 10. 09. 2015 deri në 16h. Kostoja e pagesës për vijimin e seminarit është 470 euro.



















































