Sot u mbajt një takim i rëndësishëm mes Departamentit të Financave të Federatës së Futbollit të Kosovës  dhe Departamentit të Financave për Mirëqeverisje të FIFA-s.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin e thellë mbi praktikat financiare të FFK-së, si dhe analizën e gjendjes aktuale financiare.


Në këtë kuadër, u theksua roli thelbësor që FIFA ka luajtur dhe vazhdon të luajë në mbështetjen e FFK-së për zbatimin e praktikave të qëndrueshme dhe të rregullta financiare, duke siguruar një transparencë dhe efiçiencë më të madhe në administrimin e fondeve.

Në këtë u ndanë përvojat dhe ekspertizat e dy organizmave në lidhje me përmirësimin e proceseve financiare. Christoph Suppiger, shefi i Programit për Mirëqeverisje Financiare të FIFA-s, Vasco Stock da Cunha, koordinator Rajonal për Evropën dhe Manuel Moreira, koordinator për Mirëqeverisje Financiare, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me federatat kombëtare, për të siguruar qëndrueshmëri dhe përputhje me standardet ndërkombëtare të menaxhimit financiar.

IMG 5995  1

Nga FFK në takim krahas presidentit Agim Ademi ishin edhe Agim Gashi, shefi i Departamentit të Financave, Lumnije Ymeri, zyrtare Financiare,  Doruntinë Fetahaj koordinatore e programit FIFA Forward dhe UEFA Hattrick, si dhe Indrit Canolli koordinator i programit FIFA Forward dhe UEFA Hattrick, të cilët prezantuan gjendjen aktuale financiare dhe prioritetet për zhvillimin e ardhshëm.

telegrafi sport app