Festivali i Filmit i Venecias do të mbahet në fillim të shtatorit. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Luca Zaia të dielën, përcjell agjencia Reuters.
Organizuar nga kompania “Biennale di Venezia”, ky është festivali më i vjetër i filmit në botë dhe një nga më prestigjiozët. Por, për shkak të masave kufizuese të vendosura nëpër botë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, këtë vit do të ketë më pak produksione.
Festivali i Filmit në Kanë ka pezulluar edicionin e sivjetmë.