Nxënësit e American School of Kosova (ASK) me shumë entuziazëm dhe emocion shënuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur kulturore, ku u përfshinë këngë, valle dhe poezi patriotike.
Aktivitetet ishin një pasqyrë e rëndësisë historike të 17 shkurtit, duke u fokusuar në lavdinë e sakrificës dhe luftës për liri që solli shpalljen e pavarësisë së vendit.
Mësuesja e Gjuhës Shqipe, Azize Trepça, theksoi se kjo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të edukuar nxënësit në lidhje me rëndësinë historike të 17 shkurtit.

Ajo shpjegoi se për çdo përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, shkolla organizon aktivitete kulturore dhe edukative, të cilat përfshijnë fjalime, poezi patriotike, këngë dhe valle me elemente të traditës shqiptare.
Sipas saj, kjo është një mundësi që nxënësit të ndihen të lidhur me kulturën dhe historinë e vendit të tyre, duke e kuptuar më mirë vlerën e lirisë që ata sot gëzojnë.
“Për çdo përvjetor të 17 shkurtit të ditës së Pavarësisë së Kosovës shkolla jonë organizon një sërë aktivitetesh kulturore dhe edukative. Këto aktivitete përfshijnë fjalime nga nxënësit dhe mësuesit mbi rëndësinë historike të 17 shkurtit, poezi patriotike, këngë dhe valle me tradita nga vendi dhe kultura jonë kombëtare”, ka thënë ajo.
Mësuesja e muzikës, Bulza Agolli, e cila shoqëroi nxënësit me piano gjatë performancave të tyre, foli për rëndësinë e këtyre aktiviteteve për shkollën dhe komunitetin.

Ajo e konsideron këtë një moment krenarie për të gjithë, duke theksuar se këto aktivitete ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe respektojnë vendin e tyre dhe të zhvillojnë një dashuri të thellë për atdheun.
“Këto evente përgjithësisht janë krenari, si për shkollën, si për stafin, si për nxënësit. Njëherit me anë të këtyre ne mundohemi që fëmijëve me ua tregu atributet e bukura se qysh duhet me u dasht vendi i tyre. Është kënaqësi e madhe me i pa këta fëmijë kaq të vegjël, nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe është kënaqësi me i pa se me sa vullnet e pasion punojnë”, ka thënë Agolli.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm ishte ekspozita që u realizua nga Teuta Xharra, drejtuese e departamentit të Artit.

Nxënësit kishin shkruar histori të prindërve dhe gjyshërve të tyre që kishin përjetuar luftën e fundit në Kosovë, duke i kujtuar sakrificat e bëra për lirinë e vendit.
Xharra tha se ekspozita mori emrin “Përtej sakrificës: Rruga drejt lirisë”, si një mundësi për të pasqyruar historitë e vuajtjeve dhe sakrificës që kishin përjetuar brezat e mëparshëm.
Ajo shpjegoi se kjo ide kishte lindur në klasën e artit dhe ishte zhvilluar në bashkëpunim me mësuesit e tjerë, duke sjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kujtimit të vuajtjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar.

“Kjo ekspozitë thirret ‘Përtej sakrificës: Rruga drejt lirisë’, e cila si ide koncept është zhvilluar në klasën e artit. Pastaj është bërë gjithëpërfshirëse dhe e kemi deleguar këtë ide tek të gjithë mësuesit e tjerë që të punojmë, pasi si përfundim menduam që është ideja më e mirë që në këtë pavarësi ta kujtojmë sakrificën dhe gjithë vuajtjet dhe emocionet gjatë luftës dhe përpara luftës nga gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë të cilët kontribuuan aq shumë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë të pavarësisë”, ka thënë Xharra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Shkruan kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi për librin “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” nga Kjell Espmarku

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij