Festim Kabashi bashkohet me LDK-në, nis karrierën politike

Festim Kabashi, një prej emrave të njohur të gazetarisë në Kosovë, i është bashkuar sot Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e bëri të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend,” tha Abdixhiku.
Ai shtoi se Kabashi sjell në LDK një profil të fuqishëm profesional dhe një angazhim fisnik për Republikën.
“Angazhimin fisnik për Republikën. LDK sot e fiton një kuadër të ri, që beson në vlerat tona, rrugëtimin tonë e ekipin që kemi. Ardhja e tij, dhe të tjerëve pas tij, le të shihet si një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjenë komfort me situatën e tanishme politike; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim. Dyert e tona janë të hapura", u shpreh Abdixhiku.
Festim Kabashi është i martuar me gazetarën Blerta Foniqi Kabashi. /Telegrafi/



















































