LAJMI I FUNDIT:

Festat, Omicron dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina trefishojnë rastet pozitive me Covid-19 në Shqipëri

Festat, Omicron dhe ulja e mbrojtjes nga vaksina trefishojnë rastet pozitive me Covid-19 në Shqipëri

Rritet ndjeshëm numri i rasteve pozitive sipas testimeve për Covid-19 në klinikat laboratorike private në vend.

Në klinikat private fluksi i testimeve në javën e parë të janarit është 3 herë më i lartë se muaji dhjetor. Në Qendrat Shëndetësore Shtetërore 40% e rasteve ditore me simptomat e kollës, dhimbjes të kokës dhe temperaturës janë të prekur nga Covid-19, kurse pjesa tjetër nga gripi sezonal.

Mjekët pohojnë se shkaku i rritjes të rasteve pozitive është heqja e kufizimit të lëvizjeve për festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, prania e variantit Omicron që ka shpejtësi më të lartë përhapje sesa Delta, si dhe rënia e uljes të mbrojtjes nga vaksina.


Mjeku anestezist, Vasil Llajo, administrator i rrjeteve laboratorike mjekësore “Intermedica” tha për Monitor se këtë javë të parë të vitit fluksi i pacientëve që kërkojnë të kryejnë testin për Covid-19 është 3-fishuar, në raport me muajin dhjetor 2021. Llajo shton se po ashtu 3 herë më të larta se muaji dhjetor 2021 janë rastet pozitive të kësaj jave, kryesisht te persona të pavaksinuar.

“Parashikohet që fluksi i pacientëve në klinikat laboratorike të jetë i lartë deri në fund të muajit janar. Fillimi i shkurtit pritet që rastet pozitive të shënojnë rënie. Rritja e lartë e rasteve pozitive me Covid-19 është për shkak të efektit të festave të fundvitit, ku njerëzit ishin më të lirshëm në lëvizje. Arsyeja tjetër e shtimit të rasteve është edhe shfaqja e variantit Omicron që rezulton të ketë 70% më shumë shpejtësi përhapje sesa varianti Delta”, pohon mjeku Vasil Llajo duke shtuar se vetëm analizat specifike laboratorike arrijnë të përcaktojnë variantin e infeksionit te pacientët e sëmurë.

Nga rrjeti i laboratorëve “Intermedica” (në Tiranë janë 13 pika) për muajin janar 2021 janë kryer 10,178 tamponë dhe 6% ishin pozitive. Në muajin shkurt u kryen 12,654 dhe 11.8% dolën pozitivë. Për periudhën gusht-dhjetor, nga totali i testimeve të kryera, pozitive me Covid-19 rezultuan 9% e tyre.

Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë më 5 janar rastet pozitive arritën në 1,236 apo 35% më të larta se të një ditë më parë.

Në Shqipëri, protokolli shëndetësor përcakton se çdo individ që shfaq simptoma të Covid-19, fillimisht merr kontakt me mjekun e familjes, duke u paraqitur vetë në qendrën shëndetësore, ose ndonjë familjar. Në varësi të shenjave në përgjithësi i rekomandohet testim i shpejtë, nëse është në tre ose katër ditët e para të simptomave.

Mjekja e familjes së Qendrës Shëndetësore-Kamëz, Elizabeta Musta thotë se që prej datës 27 dhjetor po paraqitën në ditë mbi 200 pacientë me simptoma, si kollë, temperaturë dhe dhimbje koke. “Shumica e pacientëve me këto simptoma rezultojnë të sëmurë nga gripi sezonal, ndërsa 40% e tyre pas testimeve dalin me Covid-19. Mes tyre po rezultojnë pozitivë edhe persona të konfirmuar pozitiv me testim 1 vit më parë dhe të vaksinuar para 6 muajsh me 2 doza. Arsyet e shtimit të rasteve me Covid-19 janë festat, ardhjet nga jashtë, prania e Omicronit, por edhe si shkak e uljes të mbrojtjes nga vaksina”.

Mjekja Elisabeta Musta ndër të tjera pohon se po hasen vështirësi edhe me testet e shpejta se shumë herë dalin fals negativ. “Duhet theksuar se edhe kur del testi negativ, prekja në mushkëri është infiltrim me origjinë inflamatore, d.m.th pneumoni nga Covid-19”.

Në këto 2 javë të shtimit të rasteve pozitive, në Qendrën Shëndetësore Kamëz, mjekja e familjes konfirmoi se nuk ka pasur rritje të rasteve për hospitalizim, me përjashtim të 2 ose 3 rasteve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sakaq, Shqipëria vijon të ketë numrin më të ulët të vaksinuarve me dy doza. Nga nisja e fushatës të vaksinimeve në shkurt të 2021 deri më 4 janar 2022, sipas të dhënave të Our World in Data në Shqipëri rezulton 37% e popullatës të ketë marrë të dyja dozat e vaksinës. Në Maqedoninë e Veriut të vaksinuarit zënë 39%, në Kosovë dhe Malin e Zi 40%, në Serbi 47% të popullatës, Kroaci 53% dhe Greqi 65%. Për shtetet e BE-së mesatarja e të vaksinuarve me dy doza zë 63% të popullatës. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori