LAJMI I FUNDIT:

Festa i kthejnë emigrantët në atdhe

Festa i kthejnë emigrantët në atdhe

Shtimi i lëvizjes së emigrantëve dhe qytetarëve shqiptarë me rastin e festave të fundvitit ka sjellë shtimin e masave në gjithë zonat kufitare të vendit.

Prej disa ditësh, në pikat kufitare është shënuar një fluks i madh si në hyrje dhe në dalje, çka ka sjellë edhe rritjen e gatishmërisë nga punonjësit kufitarë, por edhe shtimin e numrit të sporteleve të cilat vihen në shërbim të udhëtarëve.

Teksa ka inspektuar vetë situatën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, drejtori i përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza ka theksuar se angazhimi për ta bërë sa më të lehtë kalimin në gjithë pikat kufitare të vendit do të vazhdojë deri në përfundim të largimit të emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.


Përgjatë ditëve të fundit, sipas të dhënave, shënohen mbi 70 000 hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit, ndërsa situata paraqitet e qetë, përveç orareve të pikut të lëvizjes, ku edhe ka pasur ngarkesë dhe disa vonesa të vogla deri në 30 minuta për udhëtarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori