Nëse mendoni se jeni trembur aq sa duhet për Halloween, atëherë prisni edhe pak deri të shtunën e ardhshme.

Nata e 'frikshme' do të ketë një tjetër dimension këtë shtunë, me datë 5 nëntor në club-in e njohur "Hangover" në Gjakovë.


Plot surpriza dhe befasi janë menduar për të pranishmit në këtë natë, gjersa i ftuar sepcial do të jetë John Chrisian, producenti i njohur nga Holanda, i njohur për bashkëpunimet e tij shumë të suksesshme me Tiesto, Fedde le Grand, Nicky Romero, etj.

Festa fillon në orët e vona për të vazhduar atmosferën e zjarrtë deri në zbardhjen e mëngjesit, gjersa të ftuarve u preferohet të jenë të maskuar sërish për këtë "Halloween 2".

Rezident lokal të këtij organizimi janë: Mali, Fidani dhe Onufri.

Ardhjen e John Cristian e ka mundësuar kompania Next Level në bashkëpunim me "Hangover", gjersa mbrëmja do të shoqërohet me hashtagun nga thënia interesante në dialektin gjakovar: "#MesTkapTutaDako" /Telegrafi/

hangover