Ndonëse është e vërtetë që pabarazia gjinore ka pësuar ca përmirësime, sërish mbetet i pamohueshëm fakti që zonjat janë subjekt i diskriminimit, i paragjykimit apo i dhunës për faktin e thjeshtë të të qenit gra. Pritshmëritë për gruan kanë qenë të kufizuara në të qenit shtëpiake dhe nënë. Ajo duhet t’i bindej fillimisht të atit, e më pas të kalonte nën tutelën e të shoqit. Ky është stereotipi më i njohur.
Në familje, të drejtat e grave dhe të vajzave mund të përmbushen, por edhe të shkelen. Familja mund të jetë oazë e shprehjes së dashurisë dhe përkujdesjes, ose të shndërrohet në burgun ku shkelen të drejtat e grave, ku zëri i tyre meket dhe mbizotëron dhuna e pabarazia.
Dita ndërkombëtare e gruas është çasti i duhur për të reflektuar mbi arritjet e kryera, për të kërkuar më shumë ndryshime, për të pretenduar më shumë nga vetja, për të nxjerrë në pah guximin dhe vendosmërinë e grave të zakonshme, që kanë luajtur një rol kryesor në komunitetet e tyre.
Edhe pse teknologjia në botë ka përparuar duke synuar majat, (të mendosh që para një gjysmëshekulli kemi prekur Hënën), asnjë vend nuk ka arritur tërësisht barazinë gjinore.
Ende ka kufizime ligjore, që parandalojnë miliona gra në botë që të kenë të njëjtën mundësi si burrat. Në vitin 2019, më pak se 25 parlamenteve e parlamentareve ishin me gra. Ndërkohë në botë një në tri gra përjeton dhunë gjinore.
Pjesëmarrja e barabartë e grave në jetën politike dhe publike është thelbësore, ama të dhënat tregojnë se gratë janë të nënpërfaqësuara në të gjitha nivelet e vendimmarrjes kudo në botë, kurse arritja e barazisë gjinore në jetën politike duket një ëndërr e largët.
‘Atlasi i Grave’, një libër luftarak i shkruar nga feministja Joni Seager, tregon në më shumë se 200 infografi se si jetojnë (ose detyrohen të jetojnë) gratë në botë. Ajo ka kryer një rishikim feminist të botës, përmes një lenteje që ilustron se si gratë jetojnë në kontinente dhe kultura të ndryshme. Bëhet fjalë për një analizë gjithëpërfshirëse, koherente dhe të përditësuar të profilit të gruas sot, arritjet kryesore dhe rrugën që i mbetet të përshkojë akoma.
Pavarësisht se një numër i konsiderueshëm zonjash gëzojnë tituj shkencorë, shënojnë suksese profesionale dhe kontribuojnë për një botë më të mirë, ekziston edhe ana tjetër e medaljes: 520 milionë gra nuk mund të lexojnë; 47 për qind e vajzave indiane martohen para ditëlindjes së 18-të; një grua vritet nga partneri i saj çdo tri ditë në Francë dhe çdo 30 orë në Argjentinë.
Përsa i përket pagesës, duhet theksuar se gratë fitojnë më pak se burrat, pavarësisht se mbulojnë të njëjtat pozicione apo mbajnë të njëjtën përgjegjësi si ata. Përveç kësaj, më pak se një e treta e pozicioneve drejtuese përmbushet nga gratë, duke iu referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara.
Gjithsesi, pabarazia gjinore mbetet një problem që prek gratë anembanë botës në aspekte të ndryshme të jetës: në shtëpi, në shkollë, në punë, në rrugë. Të dhënat që vijnë nga Kombet e Bashkuara tregojnë se pabarazia gjinore ka lëshuar rrënjë në të gjitha kontinentet, por në rajonet më pak të zhvilluara e më të varfra, vajzat dhe gratë janë më të prekshme.
Duke pasur parasysh mungesën e burimeve, familjet u japin përparësi arsimimit të djemve, ndërsa vajzat i mbajnë në shtëpi për t’u kujdesur për familjen. Në të gjithë botën, rreth 120 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk shkojnë në shkollë: më shumë se gjysma e tyre janë vajza. Dihet që mungesa e arsimit, redukton ndjeshëm mundësitë për të pasur një të ardhme më të mirë. Paramendohet që përreth vitit 2030, djemtë dhe vajzat do të mund të kenë, të njëjtën qasje në arsimim.
Nëse vajzat dhe gratë do të gëzonin të njëjtat shanse si burrat, ekonomia globale do të rritej dhe do të minimizoheshin konfliktet shoqërore. Sidoqoftë, probleme të tilla si dhuna me bazë gjinore, martesa e vajzave të mitura ose abuzimi seksual ndodhin, pasi në botë vazhdon të ekzistojë perceptimi i gabuar se gratë janë qenie më të brishta dhe nuk meritojnë të njëjtin respekt si burrat.
Aktualisht, ligjet ndërkombëtare i njohin gratë si të barabarta me burrat, por në praktikë, këto ligje nuk zbatohen gjithmonë.
Gratë shpesh i nënshtrohen abuzimit, diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të tyre, për të njëjtin motiv si shekuj më parë, thjesht sepse janë gra.
Po risjell në vëmendje se në epokën e artë të teatrit elizabetian, kur spikati dramaturgu më i famshëm në planet, William Shakespeare, gratë nuk lejoheshin të ngjiteshin në skenë. Në veprat e tij ato gëzonin më pak liri sesa homologët meshkuj, madje rolet më të mirënjohura femërore si Desdemona, Ledi Makbeth apo Zhulieta, janë performuar nga burra. Tradita e meshkujve që mishërojnë rolet e femrave në skenë rrjedh nga teatri i grekëve të lashtë. Ndër motivet kryesore për zhvillimin e kësaj tradite ishte perceptimi për rolin e gruas në shoqëri. Gratë jo vetëm që konsideroheshin inferiore ndaj burrave, por quheshin e trajtoheshin si pronë e tyre: nga baballarët, të cilët vendosnin për të ardhmen dhe martesën e vajzës, kalonin tek burrat të cilëve gratë duhet t’u shërbenin e t’u bindeshin.
Një perifrazim i kësaj mendësie është fraza që shkroi lideri protestant John Knox: “Gruaja në përsosmërinë e saj më të madhe u krijua që t’i shërbejë dhe t’i bindet burrit”. Kisha e mbështeti këtë besim dhe garantoi vazhdimësinë e këtij parimi.
Mosbindja e grave ndaj anëtarëve meshkuj të familjes konsiderohej si krim. Ato ndëshkoheshin ashpër, deri në rrahje, pra dhunë fizike. Vajzat nuk kishin të drejtë të trashëgonin titujt e etërve të tyre. Gjithçka u trashëgohej vetëm meshkujve të familjes.
Edhe gratë e lashta greke, si shumë gra në Anglinë elizabetiane, nuk kishin të drejtë vote, nuk zotëronin pronë dhe qëndronin në shtëpi duke rritur fëmijët. Në Biblën e shenjtë, Eva simbolizon tipare negative të cilat iu atribuuan grave aq sa historia e saj u përdor për të justifikuar ndëshkimin ndaj tyre, gjatë rrjedhës së historisë së njerëzimit.
Ndaj Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujtohet si një ditë e rëndësishme për të evidentuar pozitën e gruas në shoqëri, për të përmbysur stereotipat, për të rritur ndërgjegjësimin mbi pabarazinë gjinore, për të transformuar realitetin ku jetojmë dhe për të promovuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Elon Musk do të thyente "rregullin e artë" me blerjen e Liverpoolit
Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?