LAJMI I FUNDIT:

Festa e BDI-së rrezikon jetën e tre familjeve shqiptare! (Video)

Festa e BDI-së rrezikon jetën e tre familjeve shqiptare! (Video)

Darka e funksionarëve të BDI-së në një restorant në Çair ka përfunduar me dëme materiale dhe trauma psikologjike për 3 familje shqiptare në afërsi. Gjithçka filloi me darkë, këngë e valle.

Por funksionarët e BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe përkrahësit e tyre, nuk u mjaftuan vetëm me këngë. Në një moment, njëri prej të pranishmëve, gjuan me pistoletë nga brendia e restoranit, njofton Shenja.

Plumbat e tij kanë përfunduar në 3 banesa të ndërtesës përballë.


Të kontaktuar nga televizioni Shenja, Ministria e Brendshme konfirmoi incidentin, duke thënë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më 7 dhjetor 2016, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor Bit Pazar, personat B.S., S.V., R.H. kanë denoncuar se në rrugën “Pavle Iliq” në banesat e tyre, secili prej tyre ka gjetur gëzhoja nga armë zjarri, ndërsa janë dëmtuar dritaret e xhamit. Po marrim masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Televizioni Shenja vizitoi edhe familjet e dëmtuara. Ata shprehen të revoltuar për shkak se përveç dëmeve materiale, janë tmerruar fëmijët e vegjël, të cilët akoma nuk mund të vijnë në vete pas incidentit të mbrëmshëm. Sidoqoftë, të frikësuar nga revanshizmi i mundshëm i partisë shqiptare në pushtet, familjarët nuk deshën të proncohen para kamerave. Ata vetëm shpjeguan se menjëherë pas incidentit janë vizituar nga funksionarë të BDI-së dhe janë këshilluar që mos t’i njoftojnë mediat për rastin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori