Ferronikeli-Drita, hap sfidat e fundjavës

Kampionët në fuqi pas një periudhë të gjatë rikthehen në folën e tyre. Drenasi sot pasdite pritet të jetë në festë për shkak se skuadra e tyre luan ndeshjen e parë para fansave të tyre kundër Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” që tashmë ka marrë pamjen e stadiumi evropian.
Krerët e Ferronikelit dhe tifozët “Tigrat e Zi” kanë paralajmëruar një spektakël madhështor në sfidën mes “Nikelit” kundër Dritës.
Skuadra e Gani Sejdiut furishëm e ka nis edicioni e ri duke fituar në transfertë kundër Prishtinës (0-1), një javë më parë. Por, “Nikeli” edhe në duel me Dritën e ‘plagosur’ pas disfatës kundër Gjilanit, kërkon pikët e plota.
Ndërkohë, të shtunën janë në program të luhen tri ndeshje tjera të javës së dytë. Istogu do të sfidojë Prishtinë, kurse Llapi do të ballafaqohet me Trepçën ’89, takim ky që luhet në stadiumin e Flamurtarit, der isa Hajvalia kundër Drenicës kërkon fitoren e parë në këtë sezon të garave.
Ndërkaq, të dielën Besa e Arbnor Morinës Vushtrrinë, kurse Gjilani pas fitores së madhe kundër Dritës, kërkon fitoren e dytë në këtë edicion kundër Lirisë.



















































