LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 512 BB gjen shkëlqimin përsëri pas 28 vitesh

Ferrari 512 BB gjen shkëlqimin përsëri pas 28 vitesh

Së fundmi, kanali WD Detailing në YouTube ka postuar një video ku shfaqet një Ferrari 512 BB i vitit 1973.

Ky model i vitit 1980 nuk është në formë të shkëlqyer, por pas 28 vitesh më në fund po hedh hapa në drejtimin e duhur.

Ky Ferrari i harruar është subjekt i projektit më të fundit nga ekuipazhi i WD Detailing, përcjell Telegrafi.

Pastrimi i veturave mund të jetë një punë e përditshme, por të vendosësh duart mbi një 512 BB nuk është diçka që ndodh çdo ditë.

Vetëm 2,323 njësi u ndërtuan dhe asnjë nuk u shit fillimisht në SHBA, që do të thotë se ky është një i rrallë.

Sipas videos, pronari aktual e ka blerë këtë Ferrari në një ankand në Gjeorgji së bashku me një Lamborghini Miura. /Telegrafi/