Feronikeli nuk e liron Doshlakun

Doshlaku ka kontratë me Feronikelin edhe për një vit. Është drejtori i klubit të Feronikelit, Artan Berisha, i cili e konfirmon lajmin.
“Bylisi ka bërë një ofertë për Doshlakun, por ne nuk e kemi liruar dhe ai do të vazhdojë t'i mbrojë ngjyrat e Feronikelit. Doshlaku ka kontratë edhe për një vit me klubin tonë”, ka deklaruar Artan Berisha për sportal.al.
Doshlaku edhe më parë ka luajtur për Bylisin. Ai konsiderohet një ndër mbrojtësit më cilësorë që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Nga
Telegrafi
27/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































