Bileta për ti parë kampionët kushton vetëm një euro. Lajmi është konfirmuar nga klubi drenicas, të cilët kanë thënë se ky çmim është simbolik dhe nuk do ta rëndojë askënd e po ashtu, sipas njoftimit, klubi po shkon drejt profesionalizimit dhe arenës ndërkombëtare, transmeton gazeta tribuna.

Deri me tani, Feronikeli e ka luajtur vetëm një ndeshje në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, i cili u rinovua para fillimit të kampionatit të ri.


Në takimin e parë në stadiumin e rinovuar kundër Dritës të cilën e fituan futbollistët e Feronikelit me rezultat 1:0 me golin e Mendurim Ollurit, hyrja për shikues ka qenë gratis.

Pas tri javëve të kaluara, skuadra që po drejtohet nga trajneri, Gani Sejdiu, renditet në pozitën e terët me 9 pikë, sa kanë edhe Trepça ’89 dhe Gjilani që renditen në dy pozita më lartë me pikë të njëjta por me gol-dallim më të mirë.
 

 
telegrafi sport app