LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli ’74 ishte afër ta shijonte fitoren e parë këtë sezon, por Llapi merr një pikë në fund

Feronikeli ’74 ishte afër ta shijonte fitoren e parë këtë sezon, por Llapi merr një pikë në fund

Feronikeli ’74 ishte afër të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, por përfundoi me barazim 2-2 ndeshja e vlefshme për javën e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit nuk kanë arritur ta marrin fitoren e parë në edicionin 2024/25, edhe pse ishin afër të shkaktonin befasi në “Zahir Pajaziti”, shkaku i epërsisë së dyfishtë.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë për një nuancë më e mirë nga vendasit, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Vasilis Karagounis, i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri Llapi ishte më kërkues, por mysafirët befasuan duke shënuar golin e parë në këtë ndeshje, me vendasit që arritën ta shkrijnë epërisinë me dy gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-2, ndërsa Ardit Tahiri (82’) shënoi për 1-2.

Kur ndeshja pritej të përfundonte, ashtu nuk mendoi edhe Ilir Blakçori, i cili në minutën e shtatë shtesë shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Feronikeli mbetet i fundit me vetëm tri pikë, ndërsa Llapi zë vendin e gjashtë me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Malisheva, ndërsa Feronikeli ’74 e pret Ballkanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori