Ferizaj vazhdon me përforcime, prezanton anësorin Redon Syla

Ferizaj ka vazhduar me përforcime pasi janë rikthyer në elitën e futbollit kosovar.
'Ujqit' kanë prezantuar sulmuesin e talentuar ferizajas, Redon Sylën.
21-vjeçari rikthehet të luaj në klubin e qytetit pas aventurave me Malishevën dhe së fundmi me Dukagjinin e Klinës.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:Redon Syla rikthehet në qytetin e tij FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Redon Syla. Redoni në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, me Malishevën, respektivisht Dukagjinin. Me këtë transferim, ne i dhurojmë sulmit tonë shpejtësi dhe cilësi. Vazhdojmë fuqishëm. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































