Ferizaj ka arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa për rinovimin e kontratës.

Klubi ferizajas ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës pas një edicioni thuajse të përkryer 2024/25 ku luftuan deri në fund për një vend që i dërgon në Evropë.


Njëra nga lëvizjet e para të drejtuesve të Ferizajt ishte rinovimi i kontratës me njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës.

Bëhet fjalë për Haxhimusën, i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe në edicionin 2025/26.

Postimi i Ferizajt

Vazhdojmë edhe për një sezon me Betim Haxhimusën!

Sulmuesi ynë me përvojë dhe shpirt luftarak do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri!

Me grintën dhe energjinë e tij në fushë, Betimi do të vazhdojë të japë gjithçka për fanellën e klubit tonë!

/Telegrafi/

telegrafi sport app