LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba dhe heq 9 patentë shoferë brenda një jave

Ferizaj, policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba dhe heq 9 patentë shoferë brenda një jave
Foto: Arkiv

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e aksidenteve në rrugë, duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve në komunikacion.

Gjatë javës që kaloi, nga data 19 deri më 25 gusht 2024, policia rajonale ka shqiptuar gjithsej 1429 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 9 patentë shoferë për shkeljet më të rënda.

Në të njëjtën periudhë janë raportuar gjithsej 37 aksidente, nga të cilat 14 kanë rezultuar me lëndime, duke lënë të lënduar 19 persona, ndërsa 23 të tjera kanë qenë aksidente me dëme materiale.


Policia Rajonale e Ferizajt ka deklaruar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synimin për të parandaluar aksidentet në komunikacionin rrugor. Shoferët janë apeluar të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Gjithashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e kujdestarisë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia siguron qytetarët se të dhënat e tyre do të mbrohen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori