LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, policia njofton për një rast të dhunës në familje

Ferizaj, policia njofton për një rast të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij.

Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj , transmeton Telegrafi.

Më datën 04.01.2025 rreth orës 10:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Një patrullë e policisë menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin mashkull,kosovar, i moshës 32 vjeç, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortës së tij”, njofton policia.


Tutje, thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori