Sipas komunës së Ferizajt, gjendja del të jetë përmirësuar.
Sektori me efikasitetin më të lartë të punës në kuadër të administratës komunale dhe mbështetjen e pa rezervë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu është pikërisht Inspektorati Komunal.
Inspektorati Komunal i Ferizajt gjatë gjithë këtyre muajve të qeverisjes së re lokale, ka zhvilluar aksione të ndryshme që për qëllim kanë ofrimin e sigurisë së produkteve në treg dhe kujdesin ndaj shëndetit publik.
Në këtë kuadër, për herë të parë në një shtrirje masive, ky mekanizëm i rëndësishëm i kontrollit shtetëror, ka inspektuar pothuajse të gjitha subjektet afariste në fshatrat e Ferizajt, me ç ‘rast gjendja e përgjithshme del të jetë përmirësuar si efekt i inspektimeve të vazhdueshme edhe të subjekteve afariste në qytet.
Gjatë këtyre inspektimeve, përkatësisht kontrollit të mbi 60 subjekteve afariste janë gjetur edhe produkte pa afat, me çmime jo reale sipas tregut si dhe cilësi e dobët e produkteve, për të cilat janë marr masat e nevojshme sipas procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi që rregullon këtë fushë.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal u shpreh i kënaqur për mbështetjen nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu në të gjitha këto aksione si dhe bashkëpunimin edhe me akterë të tjerë në nivel lokal për t’i garantuar qytetarëve produkte cilësore dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.
Ai tha se ky aksion do të vijoj edhe në javët e ardhshme, veçse qëllimi ka qenë që fillimisht të regjistrohet një gjendje e përgjithshme në të gjitha fshatrat, përkatësisht subjektet afariste që operojnë në fshatrat e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët e Ferizajt që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, pa afat dhe pa kushtet e duhura të ruajtjes në mënyrë që të ndërmerren hapat e nevojshëm në dobi të shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës