LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj përfitues për dy projekte të rëndësishme infrastrukturore

Ferizaj përfitues për dy projekte të rëndësishme infrastrukturore

Në kuadër të granit të performancës që ndan Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS për komunat e Republikës së Kosovës, përfituese e së cilës është edhe komuna e Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi dhe financimi, atë të projektit të asfaltimit të rrugës së Reçakut deri tek rreth rrotullimi, si dhe projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime.

Projekti i parë, ai i asfaltimit të rrugës së Reçakut deri tek rrethrrotullimi kap shumën 169,121.00 euro ndërsa projekti i dytë, ai i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime është gjysëmfinancim nga ana e MAPL në shumën prej 51,932.00 euro, ndërkaq, Komuna e Ferizajt do të financoj edhe 131,168.00 euro në këtë projekt.


Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi për mbështetjen dhe financimin e këtyre dy projekteve, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u shprehur se grante të tilla janë ndihmesë e madhe në orientimin e buxhetit komunal në projekte të tjera kur dihet gjendja e rëndë financiare nëpër të cilën po kalon aktualisht qeverisja lokale.

Sipas një njoftimi të komunës, ditëve në vijim do të nisin procedurat tenderuese për fillimin e realizimit të këtyre projekteve mjaft me peshë për infrastrukturën në këtë komunën. /Telegrafi/