Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti është bërë me transport publik urban.

Aliu ka pohuar se ky projekt do të kursej edhe xhepin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


"Bashkë me ekipin tim qeverisës dhe bashkëqytetarë, bëmë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban, kursen xhepin e qytetarëve, mbron ambientin,  e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët", ka njoftuar ai.

Aliu ka shtuar se "për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.

"Ta gëzojnë ferizajasit. Urime Ferizaj", theksoi ai./Telegrafi/