Ferizaj kërkon fitoren e tretë, Ballkani të parën - formacionet zyrtare

Ferizaj është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.
'Ujqit' e kanë nisur për mrekulli sezonin e ri, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para.
Nga ana tjetër Ballkani nuk e ka këtë start të mirë, pasi ka marrë dy barazime në dy duelet e para.
Ferizaj synon vazhdimësi me fitore, derisa suharekasit kërkojnë fitoren e parë në kampionat.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Murseli, Iljazi, Neziri, Avdulli, Ramusa, Shabani, Nafiu, Sadriu, Jusufi, Selmani.
Ballkani: Iljazi, Smajli, Halili, Batarel, Potoku, Deliu, Ismajlgeci, Giovanni, Diene, Tolaj, Serebe.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































