Një rast vjedhje është raportuar të shtunën në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se dy targat e veturës i janë vjedhur.


Veturën e kishte të parkuar në rrugën Brigada 161.

Policia ka marrë masat e nevojshme dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit. /Telegrafi/