Ferizaj dhe Malisheva kërkojnë pikët e plota, formacionet zyrtare

Ferizaj është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat bardhekaltër kërkojnë tre pikët në këtë sfidë, me vendasit që synojnë të jenë më të qetë dhe mysafirët që kërkojnë të shtojnë diferencën me skuadrat tjera.
Në tre sfidat e para të këtyre dy skuadrave këtë edicion dy prej tyre janë mbyllur baras 1-1, derisa një fitore i ka takuar Malishevës.
Arsim Abazi ka vendosur t'i besoj treshes së sulmit Kurtaj, Sadriu e Abdul, derisa Bekim Isufi do të luaj me tre sulmuesit Hazrollaj, Bunjaku e Xhylani.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Lamçe, Topallaj, Avdulli, Shabani, Ramusa, Nafiu, Kurtaj, Ed.Sadriu, Abdul
Malisheva: Avdyliu, Pira, Kryeziu, Prekazi, Veliu, Ferati, Limaj, Vitija, Hazrollaj, Bunjaku, Xhylani.















































