LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

Ferizaj, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadim të Ferizajt, ku një i ri i moshës 18-vjeçare ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte në orar të punës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se trupi i pa jetë i të riut është gjetur rreth orës 15:30 dhe është njoftuar menjëherë Qendra Emergjente.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete”, ka deklaruar Veseli.

Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut, i cili punonte në një fabrikë vendase, dyshohet të ketë qenë nga shkaqe natyrore.

Mjekët kujdestarë e kanë përcaktuar si të tillë pasi kanë konstatuar vdekjen, edhe pse detajet e ngjarjes nuk janë të plota në këtë fazë.

Po ashtu, rasti është duke u hetuar më tej nga prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj./Telegrafi/