LAJMI I FUNDIT:

Ferguson zbulon lojtarin e vetëm që do ta kishte vendin e garantuar në formacionin e tij më të mirë të të gjitha kohërave

Ferguson zbulon lojtarin e vetëm që do ta kishte vendin e garantuar në formacionin e tij më të mirë të të gjitha kohërave

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se Denis Irwin do të ishte lojtari i vetëm që padyshim do ta kishte vendin e sigurt në 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave të Manchester Unitedit.

Legjenda 54-vjeçare e Unitedit gëzoi një karrierë 12-vjeçare në Old Trafford dhe vlerësohet si njëri nga të majtët më të mirë në historinë e Ligës Premier.

Dhe Ferguson, 78 vjeç, ka pranuar se do të ishte e vështirë për të zgjedhur 11-shen më të mirën e tij te Unitedi pasi punoi më shumë emra të mëdhenj.


Dështimet e Fergusonit, shtatë blerjet më të këqija në karrierën e trajnerit legjendar te Unitedi
Lexo po ashtu Dështimet e Fergusonit, shtatë blerjet më të këqija në karrierën e trajnerit legjendar te Unitedi

Sidoqoftë, ish-trajneri legjendar beson se Irwin do të ishte lojtari i vetëm që do të shfaqej ‘me siguri’ në 11-shen ma të mirë të të gjitha kohërave.

“Njerëzit ju pyesin se cila është skuadra juaj më e mirë e Man Unitedit. Është absolutisht e pamundur të zgjedh”, ka thënë fillimisht Ferguson.

“Ju shikoni sulmuesit që kisha: Brian McClair, Mark Hughes, Andy Cole, Eric Cantona, Ruud van Nistelrooy, Louis Saha, Ole Gunnar Solskjaer, Dwight Yorke, Teddy Sheringham”.

“Ose lojtarët e viteve të fundit si Wayne Rooney, Robin van Persie, Chicharito Javier Hernandez. Si mund të zgjedhësh atë? Kantona dhe dikush tjetër?”

“Mesfusha ishte ndoshta pak më e lehtë sepse ju keni Roy Keane, Bryan Robson dhe Paul Scholes, ata ishin lojtarë fantastikë dhe David Beckham, Cristiano Ronaldo dhe Ryan Giggs”.

Denis Irwin

“Por sinqerisht, unë do të thosha që Denis Irwin do të ishte i vetmi i sigurt që do të futej në ekip”, përfundoi trajneri legjendar.

Ndryshe, Irwin u largua nga Old Trafford në vitin 2002 dhe kaloi dy sezone te Wolves para se të tërhiqej nga futbolli në vitin 2004. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori