Nuk duhet të ngarkohemi shumë me ankthet sepse kështu potencohet shfaqja e tyre, dhe derisa meshkujt më shpesh kanë ëndrra dhune, femrat i mundon humbja e të afërmve në gjumë.
Rreth 85 për qind e njerëzve ka ankthe nate kohë pas kohe, ndërsa ato më së shpeshti definohen si ëndrra të gjalla dhe shqetësuese për shkak të të cilave zgjohemi nga gjumi.
Nga tetë deri 29 për qind e të rriturve mesatarisht kanë një makth nate në muaj, ndërsa deri në gjashtë të njerëzve ankthet e natës i përjetojnë të paktën një here në javë, ka treguar studimi i Qendrës kaliforniane për gjumë, EOS, transmeton Telegrafi.
Është shumë e rëndësishme të dallohen ankthet e natës nga ‘frika e natës’. Këto të fundit janë formë shumë e a përshtatshme dhe gjatë tyre zemra rrah edhe deri në 180 herë në minutë dhe shfaqet në fazat e para të gjumit. Ankthet ‘e zakonshme’ të natës shfaqen para mëngjesit.
Frika e natës prek prej tre deri në pesë për qind të njerëzve ndërsa më së shpeshti janë të shkaktuara nga traumat e vërteta dhe këshillohet që të shërohen duke biseduar me psikologë, shkruan “Time Healthland”.
Edhe pse shkaku i vërtetë i anktheve të natës nuk është i njohur, është vërtetuar që në frekuencën e tyre ndikon stresi, alkooli, antidepresivët, narkotikët dhe traumat.
“Po ashtu, viktimat e anktheve të natës shpesh janë njerëzit kreativë me imagjinatë të madhe” – thotë udhëheqësi i qendrës EOS, Matthew Mingrone.
Ai thotë që të mos u kushtohet shumë vëmendje anktheve të natës, sepse në atë rast mund të prodhohet kundërefekti dhe të nxitet të menduarit për skenarë negativ para gjumit, ndërsa kjo vetëm do të potencojë krijimii1 e tyre. Ndihmojnë teknikat e relaksimit të cilat janë në veçanti të dobishme në momentet e para pas zgjimit.
Ikja nga përbindëshat, ndjenja e paralizimit, vonesa në takime të rëndësishme, vdekja e personit të dashur dhe humbja e flokëve dhe dhëmbëve janë ëndrrat më të shpeshta që shqetësojnë meshkujt dhe femrat.
Meshkujt më shpesh kanë ankthe nate për dhunën dhe konfliktet, ndërsa femrat më shumë i shqetësojnë humbja e ndonjë personi të afërm, ka treguar hulumtimi.
Femrat po ashtu kanë ëndrra më të tmerrshme dhe intensive sesa meshkujt për shkak të ndryshimeve në temperaturën trupore, të cilat kushtëzohen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë ciklit menstrual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A