Fëmijët befasojnë fqinjin 'e vetmuar' në natën e Krishtlindjeve

Pas disa muajve që i ndodhi vdekja e bashkëshortes, me të cilën kishte kaluar më shumë se 50 vite, Bert mbeti i vetëm.
Fëmijët nga lagjja e dinin për humbjen e tij, prandaj vendosën ta befasonin para Krishtlindjes dhe t’i përkushtonin një moment të veçantë.
Grupi i vogël i fëmijëve, gjatë shëtitjes së zakonshme nëpër shtëpi, vendosi të ndalonte pikërisht para derës së Bertit për t’ia bërë më të bukur mbrëmjen, edhe pse vetëm për pak kohë.
Në videon e publikuar në TikTok shihet se ata mblidhen para shtëpisë, nën dritat e Krishtlindjes, dhe këndojnë këngë festive. Bert del në derë, dukshëm i befasuar.
Videoja ka grumbulluar 5,2 milionë shikime dhe 1,3 milion pëlqime, dhe shumë njerëz janë kujtuar për rëndësinë e momenteve të vogla, por të thjeshta, që i bëjnë këto ditë më të bukura. /Telegrafi/
















































