Raporti i ri nga Save the Children, zbulon se çdo i katërti fëmijë në botë është i privuar nga fëmijëria. Raporti përfshin një indeks global, sipas te cilit radhiten vendet ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar.
Lansuar me qëllim që të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti Fëmijëri të Grabitura, ka gjetur se të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën – dhe ndoshta qindra miliona më shumë – kanë pasur premtimin e një fëmijërie të përmbushur që është thyer para kohe.
Faktorët që ndikojnë janë dhuna ekstreme dhe konflikti që shpesh i detyrojnë familjet të braktisin shtëpitë e tyre, martesat dhe shtatzënitë në moshë të hershme, puna e fëmijëve, shëndeti i dobët dhe pamundësia e vijimit të shkollës.
Indeksi, i cili i rendit 172 shtete të botës, tregon se fëmijëria në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore është më e kërcënuara, ku Nigeria është e renditur në pozitën më të ulët. Ndërsa, vendet ku fëmijëria është më së paku e kërcënuar, janë:Norvegjia, Sllovenia, Finlanda, Holanda dhe Suedia.
“Fëmijëve të lindur në situatë lufte, apo të shënjestruar nga grupe të dhunshme, fëmijëve që vuajnë apo vdesin nga sëmundjet dhe fëmijëve që përjetojnë diskriminim te egër, u grabitet çdo gjë që i bën ata fëmijë. Është e papranueshme që në 2017, miliona fëmijë në botë akoma nuk e gëzojnë të drejtën të jenë të sigurtë, të mësojnë dhe të luajnë. Ne duhet dhe ne mund të bëjmë më shumë ” ka theksuar Helle Thorning-Schmidt, Drejtoreshë Ekzekutive e Save the Children International.
Save the Children, për të parën herë hulumtoi edhe të dhënat që raportojnë mbi vrasjen e fëmijëve në mbarë botën, prej nga del se çdo ditë vriten më shumë se 200 djem dhe vajza në mbarë botën.
Raporti gjithashtu tregon se:
– Çdo ditë, më shumë se 16.000 fëmijë vdesin para ditëlindjes se tyre të pestë, shumica dërrmuese për shkaqe të parandalueshme.
– Rreth 1/4 e të gjithë fëmijëve nën moshën 5-vjeç (156 milionë) kanë rritje fizike dhe zhvillim mendor të dobët si rezultat i kequshqyerjes
– 1 në 6 fëmijë të moshës shkollore në mbarë botën është aktualisht jashtë sistemit shkollor
– 1 në 80 fëmijë për shkak të konfliktit detyrohet të largohet nga shtëpia
– 168 milion fëmijë në botë punojnë – 85 milionë në punë të rrezikshme – numër i cili është shumë më i madh se të gjithë fëmijët që jetojnë në Evropë (138 milionë)
– Çdo 7 sekonda martohet një vajzë nën moshën 15 vjeç
– Çdo 2 sekonda, një vajzë adoleshente bëhet nënë
“Në vitin 2015, bota bëri një premtim se deri në vitin 2030 të gjithë fëmijët do të ishin në shkollë, të mbrojtur dhe të shëndetshëm, pavarësisht se kush janë dhe ku jetojnë. Ky është një synim ambicioz, megjithatë i arritshëm nëse qeveritë investojnë tek çdo fëmijë për të garantuar që ata të gëzojnë një fëmijëri të plotë ashtu siç e meritojnë”, ka shtuar Thorning-Schmidt.
Raporti “Fëmijëri të Grabitura” përdorë të dhëna nga një sërë burimesh të besueshme në mënyrë që të sigurojë që të dhënat të jenë të krahasueshme dhe të përputhshme me indikatorët ndërkombëtarë të monitorimit. Burimet, pothuajse ekskluzivisht, janë shfrytëzuar nga agjencitë e OKB-së, në të cilat Kosova nuk është e listuar. Të dhënat për Kosovën janë të pjesshme dhe nuk ofrojnë të dhëna për numrin e fëmijëve viktima të dhunës ekstreme, si personat e zhvendosur me dhunë nga konflikti dhe numrin e fëmijëve që vriten. Si pasojë, Kosova nuk është përfshirë në renditje zyrtare të këtij raporti.
Pavarësisht kësaj, Save the Children ka përdorur rezultatet e raportit të fundit të Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë 2013-2014, për të përfshirë Kosovën në një renditje jozyrtare, së bashku me shtetet tjera per te cilat poashtu mungojnë të dhëna të besueshme për situatën e fëmijëve. Në këtë renditje, Kosova në krahasim me vendet në Ballkan tregon se ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë të fëmijëve nën moshën 5 vjeç, me 15 vdekje për 1000 lindje të gjalla, radhitet ne mes te listës per nga shkalla e lindshmërisë se fëmijëve nga vajza adoleshente me 15 në 1000, dhe ka shkallën më të ulët në ngecje në rritje të fëmijëve me 4.3 për qind,
Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë drejt mbledhjes së të dhënave të sakta dhe të bëjë përpjekje që agjencitë e ndryshme të OKB-së të fillojnë të raportojnë të dhëna edhe për Kosovën.
Në kuadër te fushatës së saj globale #ÇdoFëmijënëNevojë, Save the Children u bën thirrje qeverive të marrin masa që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të shërueshme, apo të jetë subjekt i një dhune ekstreme; të mos u grabitet e ardhmja si rezultat i kequshqyerjes, martesës së hershme ose të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar dhe mos t’u ndalohet qasja në arsim cilësor.
Në Kosovë, si pjesë e fushatës globale, Save the Children punon drejt sigurimit të qasjes në shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Për të siguruar të ardhme të sigurtë për të gjithë fëmijët pa dallim, Save the Children ka iniciuar një peticion global që u ben thirrje qeverive, për të rritur investimet në fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje