Në Suzhou të Kinës, një fëmijë e ka prerë gishtin tregues pasi është kritikuar nga babai se po humb shumë kohë në telefonin e zgjuar.

Djaloshi 11-vjeçar e ka marrë thikën dhe e ka prerë gishtin, kur i është kërkuar të lë pajisjen dhe t’i ndihmojë vëllait për të kryer detyrat e shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Atë e kanë dërguar shpejtë në spital, ku i është nënshtruar intervenimit prej tri orësh, për t’i ngjitur gishtin.

Mirëpo, mjekët kanë thënë se vetëm pas një jave do të kuptojnë nëse intervenimi do të ketë sukses. /Telegrafi/