Federico Gomes Gerth, lojtari i 27-të i Argjentinës: Ai nuk do të luajë dhe nuk futet dot në dhomën e zhveshjes, por është me ekipin në Katar

Kush është biondi shtatlartë që u flet lojtarëve të Argjentinës në mes të fushës? Para ndeshjes gjysmëfinale kundër Kroacisë, ishte pyetje që po bëhej nga shumë tifozë.
Ai kishte veshur edhe rrobat që mbanin përzgjedhja argjentinase. Pyetjet ishin logjike dhe i referoheshin portierit Federico Gomes Gerth, i cili është 1.93 metra i gjatë.
Gerth është lojtari numër 27 i Argjentinës në Katar 2022. Ai nuk është në listë dhe nuk do të luajë dot, madje nuk ka mundësi edhe të futet në dhomat e zhveshjes, por që shoqëron ekipin e Lionel Scalonit në stërvitje dhe kudo tjetër.
Lajmi ishte i ditur shumë kohë përpara se të fillonte ky Botëror, që Gomes Gerth, që luan te Tigre, do të bashkohej me ekipin.. Ai ishte nën drejtimin e Pablo Aimar dhe ishte ftuar edhe nga Scaloni në ndeshjen e nëntorit 2021, kur Argjentina mundi Uruguain 1-0 dhe barazoi 0-0 me Brazilin.
Edhe në atë rast ai nuk ishte në stolin e zëvendësuesve, por jeta e tij ndryshoi kur mori ftesën. “Kur pashë emrin tim në listë fillova të qaja”, tregon ai.
Në atë kohë, Tigre ku mbron portieri ishte në nivelin e dytë, kështu që ftesa e tij ishte e para për një lojtar nga kategoritë e ulët, që kur Daniel Passarella ftoi Carlos Bossio, një tjetër portier, në vitin 1994.
Scaloni, me atë rast, ftoi disa të rinj për herë të parë, duke përfshirë Matías Soule (Juventus), Exequiel Zeballos dhe Cristian Medina (Boca), Enzo Fernández dhe Santiago Simón (River) dhe Thiago Almada (Velez). Dy prej tyre, Fernandez dhe Almada, arritën në Kupën e Botës.
Një vit më parë, djaloshi kishte qenë në stol për herë të parë dhe të vetme në Kategorinë e Parë me Tigren, kur u përfshi në listën që udhëtoi drejt Sao Paulo për të luajtur ndeshjen me Palmeiras (0-5) për Copa Libertadores, më 22 tetor. Ishte vetëm 16 vjeç.
Dy sezone më vonë, ai ende nuk ka luajtur në kategorinë e parë, por është në Doha, duke jetuar një përvojë të Kupës së Botës dhe do të jetë dëshmitar i finales së madhe.
“Do të përpiqem të shfrytëzoj këtë mundësi për të mësuar nga të tjerët. Portierët argjentinas janë të shkëlqyer dhe unë do të vazhdoj të mësoj. Jam këtu për tu rritur”, kishte thënë ai para telefonatës së parë të Scalonit.
Tashmë eksperienca e tij mori një kthesë të veçantë, pasi me skuadrën të dielën e ardhshme, nga ora 16:00 do të përballet me Francën në finalen e Kampionatit Botëror, në stadiumin Lusail.
Ai ka luajtur në të gjitha kategoritë e Argjentinës, nga U15, U17 dhe U20.
Gomes Gerth e shoqëron ekipin kudo. Ai është aty, duke ngrënë me Messin dhe të tjerët, madje edhe në fushë. Por një vend ku nuk mund të futet, ajo është dhoma e zhveshjes. Po, në fushë mund të jetë, për shkak të një kredenciali të veçantë që ka si asistent skuadre. Rregullat e hyrjes në zona të ndryshme të Kupës së Botës janë të numëruara. Dhe në kredencialin e tij nuk figuron opsioni i dhomave të zhveshjes.
Te Argjentina vetëm portieri i katërt është është i ftuar tepër, ndërsa së fundi ka nënshkruar kontratën e parë me Tigren. Ai asiston tre portierët, Emiliano Martínez, Franco Armani dhe Gerónimo Rulli, gjatë stërvitjeve dhe ngrohjeve.
Gomes Gerth pra ende nuk ka debutuar në kategorinë e parë dhe tashmë është kombëtare. /Telegrafi/


























































