Federer rrëmben trofeun e Indian Wells

299:"INDIAN WELLS, CA - MARCH 19: Roger Federer of Switzerland celebrates after defeating Stanislas Wawrinka of Switzerland in the mens final during day fourteen of the BNP Paribas Open at Indian Wells Tennis Garden on March 19, 2017 in Indian Wells, California. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images) 12:"Getty Images
Roger Federer e ka fituar turneun BNP Paribas Open duke rrëmbyer trofeun e pestë në karrierë në Indian Wells.
Zvicerani mposhti bashkëkombësin e tij, Stan Wawrinka, në finale me rezultat 2-0 në sete (6-4, 7-5).
Federer, i cili e fitoi edhe Australian Open këtë vit, është shprehur shumë i gëzuar për këtë triumf.
“Kjo ka qenë një javë përrallash. Është një ndjenjë e bukur. Ndoshta nuk është aq befasuese sa Australia, por është gjë e shkëlqyer për të vazhduar me fitore në Amerikë”.
“Është një fillimviti ëndrrash. I kam tejkaluar krejtësisht pritjet e mia. Ka qenë një fillim i pabesueshëm i vitit”, ka deklaruar tenisti numër 10 në botë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































