LAJMI I FUNDIT:

Federata e Rusisë nis hetime ndaj Mirlind Dakut për sjellje josportive

Federata e Rusisë nis hetime ndaj Mirlind Dakut për sjellje josportive

Reprezentuesi shqiptar, Mirlind Daku, ishte autor i dy golave për Rubin Kazanin në fitoren që morën ndaj Spartak Moskës.

Daku megjithatë përveç golave mori vëmendjen me një veprim të tij i cili rezultoi me karton të kuq për të në minutën e 75-të.

Pas një ndërprerje, Daku e mori topin dhe nuk ia dha lojtarit kundërshtar, Alexis Duarte.


Duarte insistoi që ta marrë topin për ta nisur sa më shpejt aksionin, por Daku nuk e lejoi duke e kapur atë nga mbrapa dhe duke e rrëzuar në fushë.

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë 
Lexo po ashtu Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë 

Gjyqtari i ndeshjes pas këtij veprimi mori vendim t’i dhuronte të dy lojtarëve karton të verdhë dhe meqenëse ata ishin ndëshkuar më parë, u përjashtuan me të kuq.

Ky vendim i gjyqtarit nuk i pëlqeu aspak Dakut i cili iu vërsul atij dhe u desh intervenimi nga bashkëlojtarët e tij për të mos eskaluar situata.

Deri sa lojtarët e të dyja skuadrave morën rrugën për në zhveshtore, Daku e goditi me dorë një tripod të kamerës.

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën  
Lexo po ashtu Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën  

Këto sjellje nuk kanë kaluar pa u vënë re nga organet e futbollit në Rusi, dhe këtë e ka bërë me dije udhëheqësi i Komitetit për Kontroll dhe Displinë, Artur Grigoryants, i cili tha se kanë nisur hetime ndaj Dakut.

“Ne do të shqyrtojmë sjelljet josportive të Dakut, i cili pas përjashtimit goditi tripodin e kameramanit derisa po largohej nga fusha”.

“Përjashtimi nuk do të shqyrtohet, pasi ai ishte për kartonin e dytë të verdhë”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori