LAJMI I FUNDIT:

Fehmi Agani po i mungon Kosovës

Fehmi Agani po i mungon Kosovës

Në 18 vjetorin e vrasjes së profesorit dhe politikanit, Fehmi Agani nga policia serbe, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me familjarë të profesor Aganit kanë vënë lule pranë varrit të tij në shenjë nderimi ndaj jetës dhe veprës së tij, si një profesor, politikan e atdhetar.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha tha se profesor Agani ishte dhe mbetet një ndër personalitetet më emblematike jo vetëm i LDK-së por i gjithë shqiptarëve.

“Prof. Fehmi Agani ishte një ndër kryesorët që i priu lëvizjes tonë shumëvjeçare, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, dhe padyshim mungesa e tij ndihet sepse ka qenë jo vetëm njeri i shkencës dhe i politikës, por edhe shumë largpamës dhe po i mungon jetës politike, institucionale dhe akademike në vendin tonë”, tha Beqiri, transmeton Telegrafi.


Poashtu ai theksoi se “në emër të Kryesisë së LDK-së dhe në emër të kryetarit njëherësh kryeministrit të Kosovës, Akademik Isa Mustafa do ta shprehin përherë respektin dhe nderimin që meriton prof. Agani, për gjithë atë që ka bërë për ne dhe për vendin edhe si punëtor arsimi por mbi te gjitha si njeri i dijes politike madhore dhe si një udhërrëfyes i yni se si duhet çasur problemeve dhe vështirësive në momentet më të rënda gjatë gjithë këtij rrugëtimi drejt shtetndërtimit të Kosovës”.

Profesor Fehmi Agani u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe, pasi kishte tentuar të linte Kosovën dhe të dilte në Maqedoni me tren ku ishin edhe shumë shqiptarë tjerë. Agani ishte edhe nënkryetar shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës që drejtohej nga ish presidenti Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Lajme
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Kalo në kategori