LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina 01 një fitore larg titullit, mposht në finalen e parë FC Liqenin

FC Prishtina 01 një fitore larg titullit, mposht në finalen e parë FC Liqenin

FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Liqenit pas vazhdimeve me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të finales së ‘Play-Off”-it të Lirimi Superligës.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet, në një atmosferë madhështore, Prishtina 01 ka arritur ta mposhtë skuadrën e Liqenit të Drenasit.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Azem Ibrahimit. Shifrat i barazoi Arif Limani në pjesën e dytë.


Në vazhdime prishtinasit u treguan më efikas. Shefki Kamberi realizoi për 2-1. Ky gol bëri që Liqeni të lëshohet me të gjitha forcat në sulm, gjë të cilën e ndëshkuan prishtinasit me golin e tretë përmes Drilon Maxharrajt, që çoi shifrat në 3-1.

Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe arriti që përmes Steven Abril ta ngushëtojë epërsinë në 3-2.

Megjithatë, koha e mbetur në dispozicion nuk i mjaftoi për të gjetur golin e barazimit dhe për të siguruar edhe një periudhë të lojës shtesë.

Ndeshja e dytë e finales së ‘play-off’-it zhvillohet më 10 qershor në Drenas./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori