FBK organizon seminar për trajnerët e basketbollit

Ligjërues i FIBA Evropës në seminar është prof. Nenad Truniç. Në seminar do të ligjërojnë edhe Danijel Lutz dhe Chris Dial.
Pjesëmarrja e trajnerëve është e obligueshme për marrjen e licencave për edicionin garues 2015/2016.
Participimi për pjesëmarrje në seminar është 15 euro.
Agjenda e seminarit:
E shtunë (26.09.2015):
09:00-09:45 Paraqitja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 Hapja e seminarit
10:15 – 11:45 Chris Dial
Ligjërata praktike: Ushtrimet themelore për lojtarët e grupmoshave të reja
12:00 – 13:00 Chris Dial
Ligjërata teorike: Sulmi tranzicional
E diel (27.09.2015):
10:00 - 11:30 Prof.Dr. Nenad Truniç
Ligjërata teorike: Principet bazike të planifikimit dhe periodizimit të stërvitjeve në periudhën përgatitore të një skuadre
11:45-13:15 Prof.Dr. Nenad Truniç
Ligjërata praktike: Ushtrime situacionale për zhvillimin e shpejtësisë së të menduarit taktik të basketbollistit
13:30-15:00 Danijel Lutz
Ligjërata praktike: Principet e mbrojtjes kolektive



















































