Është mësuar emri i gjysmëfinalistit të dytë në turneun IEM Cologne CS:GO.

FaZe mposhti ekipin Astralis me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të siguruar gjysmëfinalen si dhe çmimin prej 80.000 dollarësh.


Edhe pse Astralis i bëri mjaft probleme, ekipi FaZe edhe njëherë tregoi pse është ekipi më i mirë në botë për momentin, edhe pse forma e tyre në turnetë e fundit nuk ishte aq e mirë.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Robin 'ropz' Kool, me 43 eliminime gjithsej.

Ekipi FaZe i është bashkuar ekipit Na’Vi të cilët siguruan gjysmëfinalen më herët pasi mposhtën ekipin spanjoll Movistar Riders me rezultat 2-1.

Në gjysmëfinale FaZe do të takohet me fituesin e ndeshjes Movistar Riders ndaj Liquid. /Telegrafi/

telegrafi sport app